Përpara pak ditësh në qytetin e Korçës u zhvillua triangolarja e veteranëve mes Skënderbeut, Kosturit dhe Elbasanit.
Ajo që ra në sy në fushën e blertë për Skënderbeun ishte se u rikthyen pas shumë dekadash emra model të Skënderbeut.
“Korça Boom” do të pasqyrojë ditë pas dite këta emra futbollistësh që kaq shumë i kanë dhënë këtij Skënderbeu.
Njëri prej tyre është ky që shikoni në foto. Sot është 72 vjeç dhe padiskutim për vitet që ka qenë në fushë, ka një nostalgji të madhe për këtë lojtar.
Gjergji Ballço përpos moshës së tij tregoi në fushë, se akoma është atje, sepse emra të tillë nuk “vdesin” kurrë dhe mbeten emblemë e këtij qyteti.