Në Pogradec viti i ri arsimor nis me mbylljen e dy godinave arsimore të cilat zhvillonin mësim me klasa kolektive. Bëhet fjalë për shkollën e Portkozhanit dhe Pleshishtit të cilat tashmë janë bashkuar me shkollën e mesme Trebinjë, pasi edhe numri i nxënëve ishte në rënie.
Sipas përgjegjësit të ZAPogradec, Sotiraq Mangëri, unifikimi i klasave kolektive ka disa vjet që ka nisur edhe shkollat në fjalë falë bashkimit në një shkollë të vetme do të kenë cilësi më të mirë të mësimdhënies pasi nuk do të kenë më klasa kolektive.
Të mira paraqiten edhe shifrat e fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës këtë vit, rreth 530 nxënës ose 10 më shumë nga viti i kaluar.
Ndërkohë ka një rënie të lehtë në gjimnaze ku nga 570 regjistrime vitin e kaluar, këtë vit janë 525 gjimnazistë.


