Galeria Kombëtare e Arteve nis sezonin e ekspozitave shëtitëse të gjithë vendin. Jo rastësisht pasi njihet edhe si qytet i piktorëve ky rrugëtim nis këtë të shtunë nga Pogradeci.
Punimet e ekspozitës do të jenë të hapura për publikun në orë 18:00, në Galerinë e Pogradecit nëm titulljn e piktorit të madh korçar “MIO, BASHKËKOHËSIT DHE ARTISTËT E RINJ”. Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga studiuesja Suzana Varvarica Kuka.
Ideja e Kukës ka marrë mbështejen nga Ministria e Kulturës nis ciklin “Psikologjia shqiptare në artet pamore”, dhe do të vijojë në disa qytete të Shqipërisë.
Ftesa në këtë rast është një thorrje drejt njohjes së trashëgimisë artistike dhe shijimit të veprave të artit pamor duke e nisur rrugëtimin me Vangjush Mion dhe dishepujt e tij në zonën juglindore të vendit. Çdo qytet do të ketë respektivisht piktorët e vet në këto ekspzita.


