Sot shënohet Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore dhe si e tillë në kuadër të saj organizohet aktivitete dhe takime infromuese. Por para urgjencave që kanë një pjesë e monumenteve të kulturës në Qarkun e Korçës, këto takime tentojnë të fshehin të vërtetën. Në fotot që shihni është Ura e Niçës në Gorë të Pogradecit, Urë me qemer e cila është Monument Kulture. Prej disa vitesh ajo lëngon dhe është gati në shëmbje totale për shkak të faktorëve atmosferikë apo edhe gërmimeve pët florinj. Sot 30% e urës ka probleme të forta në trupin e saj dhe vështirë se e kalon edhe këtë dimër. Mësohet se është hartuar një projekt i cili ka mbetur letër pasi ende nuk ka një financim nga Ministria e Kulturës. Shembja e kësaj ure e cila është e fundit e mbetur nga 3 të tilla në Niçë do të ishte një humbje e madhe për identitetin e banorëve të zonës. Banorë të cilët vazhdimisht kërkojnë që të investohet në urë. Duhet theksuar se nëse ajo shëmbet është e pamundur të rindërtohet dhe kjo do të çonte në nxjerrje e saj nga lista e monumenteve.
Dimri është para, ka edhe pak kohë dhe ndërkohë që Ministria apo Drejtoria e Monumenteve të Kulturës të postojnë foto të bukura duhet të marrin seriozisht punën për të shpëtuar këto monumente.


