Një grindje e nisur për motive të dobëta ka bërë që dy bashkëfshatarë të kërcënojnë njëri-tjetrin. 59 vjeçari nga fshati Buçimas ka kërcënuar me armë të ftohtë personin që bëri fjalë.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale kanosjes së qytetarëve
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. H., 59 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se më datë 29.09.2023, në fshatin Homçan, Pogradec, ka kanosur me fjalë një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


