Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Taksave pranë bashkisë Pogradec kanë nisur sot aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve te zona e tregut. Sipas të dhënave ka pasur me dhjetra ankesa nga qytetarër se tregtarët ambulantë në mënyrë të padrejte zaptojnë të gjithë trotuarët dhe për pasojë qytetarët duhet të kalojnë në rrugë.

Nisur nga këto ankesa këtë mëngjes është bërë njoftimi dhe zhvendosja e ambulantëve, arkave apo produkteve që shiten në tokë duke liruar trotuaret në të dyja krahët.
“Ne nuk jemi kundër shitjes së tregëtarëve por kërkojmë që ashtu si ata duan të shesin prodhimet e tyre të respektojnë edhe hapësirat e blerësve apo kalimtarëve“.
Çdo mëngjes një patrullë policie do të monitorojë situatën për të mos lejuar përsëritjen e saj. Ndërkohë që është kërkuar edhe nga firma e pastrimit që të ndërmarrë një aksion të larjes së trotuarëve të cilët janë ndotur mjaft nga hedhja pa kriter e produkteve nga ambulantët apo tregëtarët e tjerë.
Për çdo rast kur tregëtarët nuk do të mirëmbajnë hapësirën në të cilën shesin do të ketë instanca të tjera që do të merren me këshillimin e tyre.


