1.7 milionë rasatë të rinj korani në liqenin e Pogradecit për këtë vit, 200 mijë më shumë se vitin e kaluar.
Një sasi rekord e cila shënon rritje nga viti në vit, kjo edhe falë përkushtimin që i bëhet punës për rritjen e tyre në Ekonominë e Peshkut në fshatin Lin. Pjesë e proçesit të hedhjes së rasatit ishte Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Anila Denaj, kryetari i bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli si edhe Prefekti Nertil Jole.
Ata ndoqën nga afër të gjithë hapat e rritjes së rasatit në Ekonominë e Peshkut, deri në hedhjen e tij në liqen. Në fjalën e saj ndër të tjera znj. Denaj tha se për nga sasia e rasatit të hedhur jemi më shumë se vitin e kaluar, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të nisë edhe hedhja e krapit, falë investimit të përfunduar tashmë në vaskat e qendrës me financim nga Banka Botërore. Duhet thënë se kjo është një risi pasi prej vitesh nuk kishte një qendër funksionale për hedhjen e krapit.



