Dy prej autorëve të njohur të muzikës klasike Tchaikovsky dhe Dvorak kanë ardhur në një koncert harqesh në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës nga një grup studentësh të akademisë së arteve shoqëruar nga pedagogia e tyre Dorina Laro ndërkohë që e ftuar ka qenë violinistja Kristina Petrollari.
Për muzikologun Pandi Bello interpretimi i veprave të dy autorëve të njohur të kësaj muzike është tejet e vështirë por formacioni orkestral i harqeve ja ka dalë për ta sjellë mrekullisht në skenën e këtij teatri.
Kristina Petrollari e ka të vështirë të fshehë emocionet që ka ndjerë përballë publikut korçar që sipas saj është krejt i veçantë edhe për shkak të njohjes që ka edhe për muzikën klasike.
TË interpretosh veprat e kompozitorëve më të njohur me një grup studentësh edhe për mua si pedagoge e tyre nuk ka qenë e lehtë – kështu është shprehur Dorina Laro por, ja kane dalë ndaj e për këtë duhet të falënderojë studentët dhe publikun korçar që i ka mirëpritur.
Pjesë e këtij koncerti kanë qenë Stela Bello, Dejon Bendaj, Albana Kola, Ejona Nako dhe Sonja Hoxhallari.


