Një grup pedagogësh të fakultetit të bujqësisë në universitetin e Korçës kanë paraqitur studimin e tyre për përdorimin e farërave dhe fidanëve në përputhje me kërkesat e standardeve shtetërore për kultivimin e bimëve në rajonin juglindor.
Sipas pedagogut të këtij fakulteti Adrian Maho, vetëm 10% e farërave dhe fidanëve plotësojnë standardet shtetërore duke sjellë edhe një rendiment më të ulët të prodhimit.
Maho ka mendimin se ministria e bujqësisë duhet të heqë dorë nga qendrat e transferimit të teknologjive për t’i kthyer ato në qendra të prodhimit të farave të gjeneracioneve të larta, me qëllim rritjen e cilësisë dhe rendimentit.
Prishja e institucioneve që merreshin me prodhimin e farave me standarde shtetërore ka sjellë uljen e rendimentit, gjë e cila nuk mund të bëhet nga grosistë private.
Qarku i Korçës njihet si një nga qarqet më sipërfaqen më të mëdha të kulturave bujqësore, përfshi dhe ato të drufrutorëve por gjatë viteve të fundit edhe për shkak të përdorimit të farave të pakontrolluara, rendimenti ka qenë më i ulët


