Xhensil Shkembi, gazetar pranë redaksisë sonë ka publikuar një rast për ndihmë emergjente. Dy fëmijë të vegjël, të braktisur nga nëna e tyre, jetojnë me gjyshen dhe babain e tyre, i cili në kohën më të madhe është jashtë duke u përpjekur për të siguruar diçka për këta fëmijë.
Kushtet e vështira ekonomike-sociale kanë bërë që fëmijët të rrinë dhe me ditë pa bukë. Ndaj Xhensili bën thirrje për ndihmë.
Statusi në facebook;
THIRRJE EMERGJENTE PËR NDIHMË!
“Xhensili, ajde urgjent në Burimas të Maliqit, kam dy nxënës zbathur dhe pa bukë” – pashë mesazhin në telefon sapo hapa sytë.
Situata është shumë e rëndë në këtë familje. Nëna ka braktisur 3 fëmijët e saj duke ikur me një burrë tjetër. I shoqi, 34 vjeç, një burrë i respektuar në fshat shkon çdo ditë në mal të presë dru dhe t’i shesë e të mbajë fëmijët me bukë.
Kur hyra në shtëpinë e tyre thuajse të rrënuar, gjeta pamjen e tre fëmijëve që ishin zbathur, ferkonin këmbët e njeri tjetrit për t’u ngrohur.
Aleksi, Majku dhe bukuroshja e vogël Ela nuk kishin ngrënë bukë prej dy ditësh. I ati nuk ishte kthyer nga mali, flinte aty, të sjellë një metër dru, po ka hall te kthehet ditën se e kap policia, nuk lejohet prerja e druve. Gjyshja më thotë se ka shkuar të lypë në komshinjtë, por nuk i kishte gjetur këtë herë.
Mësuesja e tyre më lutet që fëmijëve t’u sigurojmë këpucë e veshje, pak ushqim, që të vijnë në shkollë. Janë shumë të zgjuar te tre me thotë.
Nuk e keni idenë sa fëmijë të bukur ishin, por kur i pyeta për mamin, ulën kokën – “Mami iku e na la, i kërkuam nënës të na çonte në jetimore, se na kanë thënë që aty ka bukë”
Miq, JU PËRGJËROHEM PËR NDIHMË NDAJ KËSAJ FAMILJE.
U vendos në kontakt me mësuesen në qoftë se shkoni vet.


