Dihet tashmë që liqeni i Pogradecit nuk përdoret vetëm për tu freskuar në verë. Vitet e fundit në ujrat e këtij liqeni po zhvillohen sporte të shumta ujore ekologjike, çfarë nënkupton që uji nuk pëson ndotje.
Kanoe, kajak, varka me vela janë disa nga sportet që ushtrohen prej më shum se 4 vitesh kryesisht gjatë verës. Por ka edhe një tjetër sport i cili po merr hov edhe më të madh, kitesurfing është një lloj sporti që aplikohet në shumë vende të botës dhe që po përqafohet edhe në Pogradec.
Këtë e realizon Ilirjan Tasellari, i apasionuar shumë pas këtij sporti. Iliri është drejtues i një biznesi në Pogradec, i cili nuk lë asnjëherë pa shfrytëzuar rastin për kitesurfing kur liqeni “tërbohet” nga dallgët e veriut. Nësër shihni liqen të trazuar e sigurtë që në qytet ose Tushemisht do të gjeni edhe ilirin duke ushtruar këtë sport.
Iliri thotë se jo shumë veta e aplikojnë këtë sport, pasi në ditët kur ka veri uji është shumë i ftohtë, vetëm një i “çmendur” pas këtij sporti si ai mund ta bëjë.
Megjithatë ky është një rast fantastik që pushtetit lokal duhet ti mëshojë për orgaizimin e kompeticioneve në këtë fushë gjatë periudhës vjeshtë-dimër. E sigurtë që ky sport do të mblidhte me qindra sportndashës nga vendi dhe rajoni dhe mbi të gjitha amatorë që duan të ndjejnë adrenalinën.
Deri atëherë, secili mund të vetëpraktikohet si Iliri.


