Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Shuhet piktori Kujtim Buza, mjeshtri i peizazhit shqiptar

    August 28, 2026

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Njihni Kriçkovën me njerzit punëtorë në Pogradec

    Aktualitet January 12, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Shkruam mësuesi dhe poeti Maliq Torra:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Rrallë mund të gjesh fshat më piktoresk se sa Kriçkova jo vetëm në krahinën e Mokrës, por edhe përtej saj.

    Por ajo që e bën të dallohet Kriçkovën nga fshatrat e tjerë kodrinorë – malorë janë banorët e saj, janë këta banorë kaq puntorë, kaq duarartë sa shokë kanë vetëm veten e tyre.

    E kur themi që janë puntorë, vërtet janë puntorë e për këtë shkon shprehja “fshati që duket nuk do kallauz” dhe për t’u bindur në vërtetësinë e kësaj çfarë shkruajmë, i hidhni një sy pamjes panoramike që ka ky fshat mokrar diellor!

    Fshat i vendosur në një rrafshinë kodrinore, një mjedis kryesisht me pamje nga perëndimi, por edhe me njërin sy nga veriu e si i tillë kap fushëpamje të gjërë përrreth maleve nga Gjemthi, brezin malor të maleve të Polisit e në Veri me malet e Shebenikut.

    Kur kjo pamje magjepse natyrore harmonizohet me mrekullinë njerëzore, atëherë “bakllavaja nuk hahet prej ëmbëlsirës” e kështu ndodh vetëm me Kriçkovën Mokrare.

    Tokat e Kriçkovës të japin pamjen e një amfiteatri modern të qëndisura mjeshtërisht me vreshta,  me pemëtari, me bimë bujqësore e këtu nuk gjen pëllëmbë toke të papunuar e të pashfrytëzuar nga dora e banorit autokton kriçkovar.

    Ajo pamje e mrekullueshme e vëzhguar nga larg përforcohet bindshëm kur hyn brenda teritorit të Kriçkovës.

    Banorët e këtij fshati janë të dëgjuar për mjeshtra ndërtimi, sidomos muratorë, po kaq të dëgjuar janë edhe si këngëtarë virtuozë të melosit popullor saqë kënga “Bilbil të zuri dëbora” kënduar nga vëllezërit Bufi është arshivuar në fondin e këngëve të rralla e që kurrë nuk mund të përsëritet.

    Unë njoh shumë banorë të Kriçkovës e të gjithë janë “bardë” të vërtetë të punës, të mikëpritjes, të këngës e të dollisë, por sidomos veçohen nga banorët e tjerë të Mokrës për dashurinë që kanë për Dheun e vendit të tyre, për Kriçkovën e shenjtë që është vendosur në sofrën e diellit e kjo e veçantë e të veçantave vërehet te adhurimi që kanë për punën.

    Në një bisedë të ditëve të fundit me një djalë flori të Kriçkovës, me Granit Zykollari Mësues i përkushtuar dhe punëtor duarartë, kur e pyes se, a mendon të largohesh nga Kriçkova, a e dini se si m’u përgjigj?

    Jo, ju nuk e dini e ndaj po ua them unë fjalët që më tha Graniti e këto janë fjalët e tij : “Unë Gjermaninë, Amerikën, botën të tërë e kam këtu, në Kriçkovën time, këtu i kam të gjitha të mirat dhe këto të mira i kam krijuar familjarisht me punë e me djersë, prandaj cilido që mendon të braktisë vendlindjen, më parë do të gjendet vetë i braktisur”.

    Fjalë me vend, fjalë të një djali të pjekur që parajsë ka fshatin e tij, ka Kriçkovën e tij e të paraardhësve të tij e me siguri të plotë do të mbetet Kriçkova e pasardhësve të tij!

    Fshati Kriçkovë tanimë është edhe “kumbari” i udhës Qukës – Qafë Plloçë që i kalon “ndën vete” e kjo do t’ia shtojë “kreditet” e mirëqënies për çdo familje që me punën e tyre të palodhur u thonë qaramanëve, atyre që kanë vetëm pretendime për t’u larguar nga fshatrat, sepse “fshati nuk të mban” e ja ku është shkolla nga duhen të mësojnë të tërë, e kjo është Kriçkova, janë njerëzit e saj, banorët autoktonë Mokrarë të vërtetë që “Kur’an dhe Bibël” kanë vetëm punën, djersën e nderëshme të ballit.

    Me optimizmin se si Kriçkova u bëfshin edhe fshatrat e tjerë të Mokrës, u ftojmë ta admirojmë dheun tonë, fshatin tonë, Mokrën tonë!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Historil Kriçkovë Moker
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Shuhet piktori Kujtim Buza, mjeshtri i peizazhit shqiptar

    August 28, 2026

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Shuhet piktori Kujtim Buza, mjeshtri i peizazhit shqiptar

    August 28, 2026

    Udhëtimi i Sali Berishës në SHBA, detajet e dokumenteve

    August 27, 2026

    Liqeni i Prespës: Pasuria natyrore dhe trashëgimia e liqenit më të lartë tektonik në Ballkan

    August 27, 2026

    Tedi Blushi akuzon për izolim ekstrem të Ilir Metës

    August 27, 2026

    Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet e Superiores

    August 27, 2026

    KAS konfirmon Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës

    August 27, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026

    Policia rrugore Korçë: Qindra gjoba me pajisje inteligjente

    August 27, 2026

    Protesta në Maliq, qytetarët kritikojnë punësimet në bashki

    August 27, 2026
    Më të klikuarat

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.