Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Erozioni u prishi themelet, familjet në Pogradec; “Të na ndihmojë bashkia”

    Pogradec January 30, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një familje me 10 anëtarë dhe një tjetër me dy të moshuar për çdo ditë rrezikojnë që shtëpia e fqinjit tu bie mbi kokë. Ata jetojnë në këtë kodër, në lagjen nr.5 të Pogradecit në vendin e quajtur Përroi i Çaprazit.

    Sikurse shihni në këto pamje, kodra është e gjithë nën efektin e erozionit dhe themelet e shtëpive janë lëkundur në rrëshqitja e dherave.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Vasilika Kovaçi nënë e 6 fëmijëve kërkon përmes Report TV që autoritetet lokale të ndërtojnë mure mbajtëse për dheun që i rrezikon 10 pjesëtarët e familjes.

    “Erdhën ata të bashkisë, edhe nga Tirana kanë ardhur, asgjë nuk po bëhet. Kemi fëmijë këtu brenda, rrëshqet dheu unë s’kam çfarë t’i bëj. Kam 6 fëmijë, nëse bie bën batërdinë.

    Një mur mbajtës të bëhet. Unë vetë s’e ndërtoj dot me 18 mijë lekë që marr asistencë, s’po paguaj dot ujin”, jemi 10 vetë brenda” tha Vasilika Kovaçi, kryefamiljare.

    Xheladin Zyberi 70 vjeç thotë se ka kërkuar ndihmë në Bashkinë e Pogradecit, por askush nuk ka ardhur ta shohë lagjen që dheu po e zhvendos dalë ngadalë. Ai thotë se ka marrë para borxh për të ndërtuar gjysmën e murit për të pritur dherat, por kjo nuk mjafton.

    “Bie muri, ne s’kemi lekë ta përballojmë. Keq jam, pa buke jam, i sëmura jam, në pikë të fundit jam. Sa dola nga spitali.

    Një pjesë të murit e bëra vetë, mora 600 mijë lekë borxh, tani më kërkojnë lekët. Do bjerë muri, rrezikohemi.

    Dy pleq jemi, as ndihmë asgjë, sëmurë jam, i vdekur fare jam. As kafsha nuk rri si ne kështu” tregon kryefamiljari Xheladin Zyberi.

    Report TV kërkoi përgjigje në Bashkinë e Pogradecit, ku Sektori i Emergjenca na bën të ditur se situata në lagjen nr.5 është vlerësuar dhe është gati financimi për ndërtimin e mureve fortifikuese ndaj erozionit, por presin largimin e sezonit të ngricave për të ndërhyrë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.