Është i njohur tashmë në Pogradec por edhe mediatikisht doktori Ilir Basho i cili paralelisht është një nga drugëdhëndësit më të veçantë të Pogradecit.
Së fundmi në rrjetin e tij social ai ka ndarë me miqtë një punim druri mjaft interesant. Në këtë punim ai tregon qilarin poradecar dhe disa poradecarë që merren me procesin e hapjes së butit duke nxjerrë verën e re.
Punimi në dru ka detaje shumë të veçanta, autoktone dhe impresionuese teksa tregon të zotin e qilarit që po hap rubinetin dhe 3 të tjerë që mezi presin ta provojnë atë.
“E fundit…
KUR HAPESHIN BUTET
Në Pogradecin e dikurshëm në prag të festës së “Shën Kollit” hapeshin butet për të provuar verën e re.”
Është diçitura me të cilën ai e shoqëron këtë punim kaq të bukur që çdokush do të donte ta kishte në shtëpinë e tij. Hapja e buteve është një event i veçantë për çdo pogradecar pasi që në lashtësi bëhej një proces i tillë, ku komshinjtë pasi hapnin butet provonin verën e njëri tjetrit se kush e kishte më të mirë produukti.


