Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Greta dhe Mandi”, tregimi i së djelës

    Kulturë February 18, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    GRETA DHE MANDI.

    Na ra si bombë ndarja e Gretës nga Mandi. I kishim të dy miq,rrinim shpesh me ta dhe thuajse e dinim shumë të fortë lidhjen e tyre. Unë punoja me Gretën,në bankë. Mandi kishte një biznes të vetin. Por në fundjavë bashkë me Lolën,të dashurën time,mblidheshim herë te “Mondial” e herë te “Padam”. Kalonim këndshëm,me humor e me gaz të shfrenuar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Deri sa një ditë Mandi erdhi vetëm atë të shtunë. I tretur,i trishtuar dhe kuptuam pa folur se Greta nuk ishte më me të. Nuk e pyetëm,i shtrëngonim shpatullat herë pas here e deri të hënë mezi po prisja të merrja një përgjigje nga Greta.

    -Ashtu erdhën punët,-ma mbylli ajo shtegun për pyetje të mëtejshme.

    Në bankë jemi shumë punonjes në sallën e hapur të shërbimeve. Ndaj u mësua shpejt se Greta e Mandi janë ndarë. Kaq u desh e nisën vizitat kureshtare tek tavolina e saj. Ngarkuar me pyetjet; si ndodhi,pse ndodhi,kush e pati fajin,mos ai ka ndonjë të dashur të re… Por Greta si ajo. Nuk e hapte kasafortën e shpjegimeve.

    Rrodhën ditë e javë. Mua më pikonte në zemër melankolia e saj. Më dukej sikur përhumbej me vështrim te telefoni. Mbase priste një sinjal nga Mandi,mbase shkaku nuk ka qënë aq dramatik sa mos rilidheshin. Tek tavolina nuk i shkonin aq shumë shoqe të punes,por disa që i aviteshin e përcëllonin me lajme.

    -Te “Ambasadori” mbrëmë ishte Mandi me një gocë të re,- i thoshte njera.-Dhe unë e pashë te Liceu duke u puthur me një bjonde,-shtonte tjetra.

    E ditë pas dite njoftimet e atyre rrotull saj e bënë me dhimbje koke. U tha me mirësjellje se informatat per Mandin nuk i lipseshin më dhe sikur ra qetë.

    Unë ndjeja një pikëllim. E kisha shoqe të mirë,doja ta shihja të qeshur. Një të hënë, tek dera dëgjojmë Astritin,rojen e bankës:

    -Greta,ka erdhur një tufë lule për ty.

    Ndërsa u çua drejt luleve,pamë se ishte një tufë e madhe me tulipanë blu. Kur i mori Greta në dorë u krijua një kompozim emocionues me qeshjen e saj e sytë bojë qielli. I vuri tek një gotë e madhe me ujë dhe nxorri shenimin. E lexoi ajo ,por edhe unë ngjitur,”Me dashuri,Henri.”

    Henri,shqiptova pa dashur dhe u gëzova. Doja të pyesja më shumë,por ajo vuri gishtin te buzët. Me detyroi të hesht. Qysh atë ditë çdo e hënë shoqërohej me lulet e Gretës. Tek tavolina nuk i avitej kush,per Mandin nuk i flisnin më. Jetonim me gëzimin e saj. Dhe ajo ishte më e qeshur,por ende i lexohej një trishtim i lehtë.

    Rastisi që një të hënë i ra ditëlindja dhe Lolës sime. Pa mberritur tek puna u ktheva tek dyqani i luleve dhe hyra mes tyre për të zgjedhur më të bukurat. T’ja nisja zemrës sime tek puna e saj. Ndërsa thuajse kisha rënë përmbys mbi petale,ngjyra e gonxhe,dëgjoj nga pas zërin e Gretës që i foli shitëses:

    -Blerta,mos më harro tulipanët!

    -Pa merak. Me dashuri Henri, ta shkruaj?

    -Po,po. Nuk po e ndryshoj të dashurin,ta mbaj dhe pak. Hahaha.

    Ngela me një trëndafil në dorë. E shkula pa dashje nga vazo. U trondita,u çudita. Greta ia porosit vetes lulet. Po pse?

    Sa hyra tek salla vajta tek ajo,u ula në karriken ngjitur dhe e pyeta:

    -Pse? Të pashë që lulet i porosit vetë. Folë!

    Më vështroi gjatë në sy,pastaj uli kokën,po fërkonte duart dhe ia nisi:

    -Ndarja për këdo është dramë. Përjetohet keq. Me vuajtje dhe dhimbje. Duket sikur bota të ka rënë sipër. Jeta humbet ngjyrat,errësira të pushton shikimin dhe mendimet. Ne u ndamë për gjëra koti,kokëfortësi nga dy anët. Por askush nuk rendi më tek tjetri për të kërkuar falje. Siç duket zoti e kishte ndarë mendjen që nuk ishim për njëri-tjetrin. E ndersa vendosa të mjekohesha vetë duke lëpirë plagët çdo ditë më qëllonin me plumba. E pamë Mandin këtu, ishte me atë,u puth,u nduk,po qeshte,… Këto më rrënuan,më bënë që depresioni të më hynte në qelizë. Atëhere nisa të mendoj të ruaj mendjen dhe zemren,të ruaj arsyen dhe të zbus lëndimin. E si melhem me lindi idea e luleve. Më pëlqejnë shumë,edhe kur ia dhuroj vetes,se më duket sikur ende lodroj mes dashurisë e nuk ndjehem vetëm. Për një çast,por ky çast ushqen optimizmin tim një javë plot. Tulipanët për femrat janë droga më elegante se brenda mbajnë sharmin,delikatesën dhe shpresën. Ky lloj mjekimi më solli në realitet,më hapi sytë e më tha që jeta vazhdon,ka plot e plot njerëz që do të të duan e do t’i duash. Se pasioni është parfum hyjnor,zoti e hedh mbi gjithë globin e aroma që të ndjell ty nuk ishte veç te Mandi. Eshte dhe te Henri imagjinar,apo p.sh.te Klodiani real.

    Na përfshiu heshtja të dy. Greta ia kishte nisur shtegtimit drejt princit të ri. Pakëz ngadalë,por pa u ndalur. Paç fat,mikesha ime e mençur dhe e bukur! Dhe sa më shumë lule…

    Agim Xhafka

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

    December 30, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Parashikimi i motit për 2 tetor – Qarku Korçë

    October 1, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.