Skënderbeu do të kërkojë fitoren në ndeshjen e së shtunës në shtëpi përballë Teutës. Pas barazimit me Tiranën, korçarët janë të bindur se ekipi ka formën dhe forcën e duhur për të marrë tre pikët në këtë ndeshje. Për trajnerin Ivan Gvozdenoviç ndeshja është e vështirë dhe delikate por Skënderbeu ëhstë i përqëndruar vetëm tek Fitorja.
Me mungesën e Rabiut dhe Frenklin që tashmë ëhstë larguar vështirësitë e ndërtimit të formacionit janë shtuar, teksa për trajnerin bardhekuq ekipi ka në përbërje lojtarë cilësorë.
Ndeshja e vlefshme për javën e 31 të kampionatit kombëtar të futbollit luhet të shtunën në Korçë


