“Korça Loves Volley” është kampionati amator i volejbollit i krijuar fare rastësisht, nga disa korçarë të cilët kërkuan të bënin bashkë miqësinë e tyre në parket e gjeti të njëjtët “dashnorë” pothuajse nga i gjithë qarku, aq sa sot flasim për një kampionat i cili ndiqet jo vetëm nga ata që luajnë, familjarët e tyre por edhe sportdashës të ndryshëm.

Dhjetra ekipe, dhjetra të rinj dhe jo vetëm, qindra ndeshje janë pjesë e atij që sot në Korçë është kthyer në një traditë.

Është kjo iniciativë e cila shëmbëllen qytetarinë korçare.



