Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gruaja që nuk u mbyt por vdiq për së gjalli – histori e vërtetë, e jetuar para dy javësh

    Aktualitet May 7, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Më kërkuan të shkoja në një fshat diku larg por brenda qarkut. Disa banorë të cilët i njoh. Më kërkuan mos flas me askënd. Mendova se kishte ndodhur diçka e shkova menjëherë. Më ulën në lokali i fshatit, në fund të tavolinës dhe me zë të ulët më treguan pse më sollën deri aty. Një grua në fshat po rrihej për vdekje por nuk kishin ç’bënin. U çudita. Mjafton të telefononi policinë – u thashë.
    Gruaja e njërit prej tyre kishte folur me gruan në fjalë, kjo e fundit kishte kërkuar që askush mos lajmëronte askënd. Ngela. U habita. Dhuna ishte aq barbare sa gjithë fshati e kishte marrë vesh. Edhe kryeplaku. Por gruaja kishte kërkuar që askush mos lajmëronte policinë.
    I shoqi dehej dhe e rrihte. Keq. Me rrip fytyrës.
    Pyeta për detaje, por më informuan që duhet të mendohesha mirë para se të veproja, burri (që nuk e meriton këtë fjalë) mund të na hapte “probleme”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fshehurazi, një fëmijë i vogël më tregoi për cilën grua bëhej fjalë. Djersët i binin mbi fytyrën e enjtur, dukej qartë, duhet të ishte ajo. Pashë vërdallë, nuk ishte asnjë, u afrova.

    I’u prezantova por dorën nuk ma dha. (jo çështje kulture por kishte frikë mos e shihte i shoqi, mendoj).

    Shaqe (emri shkurt i saj), më treguan disa njerëz për ty. Nqs do, mund të të ndihmoj, lajmëroj policinë, i njoh unë, do të të ndihmojnë.

    -Kush te kërkoi ty të më ndihmosh? U ankova gjë unë?

    Këto plagët nuk besoj i ke kot. Burri t’i ka dhënë.

    -Jo e ke gabim. Kam rënë në ballkoni kur pastroja. Mos u merrni me llafet e fshatit por më lër rehat te punoj. (bën të ikë)

    Shaqe, vetëm të lutem një pyetje të fundit, nuk te vjen keq për dy fëmijët që ke?

    Kthehet. Më sheh me sytë si shqiponjë. Sikur donte të më vriste kur i përmenda fëmijët. Mori frymë thellë.

    -Maskara, ti mendon se unë nuk i dua fëmijët e mi e ti i do më shumë? Po u ankova unë, kush do i rritë ata? Shtëpia nuk është e imja. Unë edhe këto tokat që po punoj nuk janë të miat por të burrit. Nxjerr dy pllakë bukë sa për t’u ushqyer. Ku të iki të jetoj pastaj? Nuk kam shtëpi. Punë jo. Jam vajzë nga Gramshi, prindërit më kanë ndërruar jetë, shtëpinë e shitën për mua kur isha e sëmurë. Ku të mbytem? Ku? Dhe vjen ti më thua se nuk dua fëmijët? Çdo më besh ti? Do arrestosh burrin që me rreh? Po pastaj, ku të shkoj? Në rrugë? Me çfarë t’i ushqej? Kush mi rrit fëmijët? Të paktën kanë çati mbi kokë tani… (qau por nuk mi tregoi lotët, ishte krenare, ktheu kokën).

    Më fal Shaqe, doja të të ndihmoja. Me fal. Punë të mbarë.

    Lopatën që kishte në dorë e futi më thellë në tokë, sikur vriste dikë me lopatë, por mu duk sikur po vriste veten, me frikën për të ardhmen e dy fëmijëve.

    PS; Të tilla histori kam dëgjuar e kam parë me sytë e mi në shumë fshatra, ku gratë durojnë dhunën për shkak të fëmijëve të tyre dhe mospasjes së një strehe e sigurie për të ardhmen. Shoqatat dhe fondacionet për mbrojtjen e grave (në gjykimin tim) në juglindje janë të padukshme ndërkohë roli i shtetit është 0, për turp!

    Nga; Xhensil Shkëmbi

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026

    Naum Veqilharxhi dhe alfabeti origjinal i Vithkuqit

    August 25, 2026

    Rama pret simpatizantët te vila qeveritare në Pogradec

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ahmeti: Mbledhja e qeverisë në Pogradec kushtoi 1.5 mln euro

    August 25, 2026

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.