Kamdidon për postin e Rektorit në Universitetin e Korçës. Prof.Dr Irena Nikaj paraqet publikisht programin e saj me moton ‘Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri’.
Me një përshëndetje për qytetarët, studentë dhe miq të Universitetit të Korçës, Prof. Dr Irena Nikaj që kandidon për postin e Rektorit në Universitetin e Korçës bën të ditur inisiativën e paraqitjes në publik të programit të saj nën moton ‘Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri’.
Takimi është parashikuar të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 18, në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, ku Nikaj bën ftesë për pjesëmarrje në paraqitjen e programit.
Rreth një muaj më parë, Prof. Dr Irena Nikaj ndau nëpërmjet rrjeteve sociale vendimin për të kandiduar për pozicionin e Rektorit të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë. Me vullnetin për ta bërë në vizionin e saj UNIKO lokomotivën që udhëheq perspektivën e rajonit, por edhe përtej tij, për të krijuar Polin Universitar të Korçës.
Kam përkushtimin t’i ofroj stafit akademik të mirëkualifikuar të UNIKO, qetësi, kushte pune, pagese, vlerësimi dhe promovimi akademik, të cilat nuk i ka pasur.
‘Jam e bindur që rezultati do të jetë: ofertë akademike moderne dhe e mbështetur në nivelet teknologjike më të përparuara, kërkim shkencor intensiv, në përputhje me burimet dhe prioritetet e rajonit, shërbime të organizuara ndaj të tretëve, që e bëjnë zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e bukur të Korçës një realitet që preket dhe e gëzojnë studentët e sotëm dhe të nesërm, qytetarët e qëndrës urbane më urbane të Shqipërisë’ ka thënë Prof. Dr Irena Nikaj.
Në zgjedhjet për Rektor në Universitetin e Korçës kandidojnë edhe Prof. Dr Lenci Ekonomi dhe Prof.Dr Robert Damo.


