Raportime për ndërprerje të energjisë elektrike kanë ardhur në Kolibri.al në disa pjesë të kryeqytetit, por duket se kjo ka ndodhur jo vetëm në Tiranë.
Raportime për një gjë të tillë kanë ndodhur në disa qytetësi Durrësi, Elbasani dhe Korçë.
Energjia i është ndërprerë edhe Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet padia e Partisë Demokratike në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Mirëpo ndërkohë që seanca vijonte, transmetimi i saj live është ndërprerë.
Ende nuk ka një arsye se përse ndërprerja e energjisë ka ndodhur.
OSHEE ka publikuar ditën e djeshme një postim, ku ka njoftuar se dritat do të iknin në disa zona në Tiranë.


