Pastrojmë Qytetin këtë të dielën e 23 qershorit, do të vish edhe ti?
(Ftesë e hapur për vullnetarët e çdo moshe)
Idenë zanafillore dhe projektin e Marissa Fotit po e mbështet Korça Alpin!
Kemi menduar ne për organizimin dhe materialet e nevojshme të qeseve, dorezave, etj. Ju mjafton ta ndani mendjen dhe ejani tek Korça Alpin Club, në orën 11.00, ku pasi t’ju japim udhëzimet, do ndahemi në grupe dhe do t’ja nisim punës, për t’u takuar sërish aty, më 15.00 për dhënien e çmimeve të ekipeve më pastërtore. 🙂
Lexoni përshkrimin e njoftimit dhe programin e veprimtarisë Korça Clean Sweep. Shkruanani dhe na merrni në numrat tanë të telefonave dhe shkruani edhe këtu tek komentet, si konfirmim të pjesëmarrjes suaj.
P.s. Im gjysh rrëfente për 1 burrë që kërkonte nuse dhe që dilte fshatrave ngarkuar me mollë, e kudo ku shihte amvisa thërriste “mollë me plehra, mollë me plehra!” pra në këmbim
të plehrave u jepte mollë. Diku, dikur i del përpara një vajzë shumë nikoqire, që e pyet e ndrojtur nëse i takonte edhe asaj ndonjë kokërr mollë, pasi vetëm 1 gjysmë kacie kishte mundur të mblidhte, sado që i kishte rënë shpisë kryq e tërthor. Mbaj mend që historia gjithnjë mbyllej me zotërinë që i kërkonte dorën vajzës.
https://facebook.com/events/s/korca-clean-sweep-dita-e-pastr/439750742241340/


