Bashkia nderon Berien, që shpëtoi nga mbytja në liqen një grua.
Shpëtoi jetën e një gruaje që tentoi të mbytej në liqen, bashkia Pogradec nderon me çertifikatë mirënjohjeje punonjësen e gjelbërimit.
Berie Zykollari, punonjësja e Ndërmarjes së Gjelbërimit në Pogradec që arriti të realizonte aktin më human, atë të shpëtimit të jetës së njeriut, është vlerësuar nga bashkia me Çertifikatë Mirënjohje si dhe një pagë shpërblim.
Ajo dëshmoi që jo vetëm është një punonjëse e devotshme për sektorin ku punon, por gjithashtu tregoi që ka guxim të madh, për të shpëtuar një tjetër grua që tentoi ti jepte fund jetës së saj.
E konsideruar si gruaja jep jetë por edhe shpëton jetë Berie Zykollari ishte heroina e këtij fillim muaji, pasi ka shpëtuar një 69 vjeçare (me probleme të shëndetit mendor) e cila tentoi ti jepte fund jetës në ujrat e liqenit.
Beria ka arritur ta nxjerrë nga uji dhe ti japë ndihmën e parë duke e rikthyer në jetë(bashkë me djalë të ri). Beria prej 10 vitesh është punonjëse e ndërmarrjes së gjelbërimit pranë bashkisë Pogradec.


