Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Marrëveshja për pensionet, hyn në fuqi pakti mes Shqipërisë dhe Italisë/ Ja si do të llogariten vitet e punës në dy shtetet

    Aktualitet July 7, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet. Duke filluar nga data 6 korrik 2024 kjo marrëveshje nis zbatimin ndërsa prej saj përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

    Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.

    Kështu bazuar në marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që janë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë.

    Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektiv (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri) duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

    Po ashtu shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje.

    Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Dhe me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

    Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension, duke marrë dy pensione: i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu.

    Pra secili shtet do paguajë sipas viteve të punës respektive.

    Por nga kjo marrëveshje ka përfitime të tjera që dalin nga ligjet italianë. Për shembull në Itali aplikohet e ashtuquajtura (Quote 103), nëse emigrantët kanë 38 vite punë, duke bashkuar vitet në Shqipëri dhe Itali, dhe mosha e tij është 65, atëherë ai del në pension direkt.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.