Skënderbeu përforcon portën, një talent 21 vjeçar nis aventurën në Korçë.
Skënderbeu vazhdon me përforcimet në merkato, teksa pas 4 afrimeve vjen edhe alternativë më shumë për katërkëndëshin e portës
Prurja e radhës në kampin bardhekuq spas raportmece i përket repartit të portës me portierin Kristian Rroku.
Gardiani 21-vjeçar shihet si pasuesi i Herdis Alliut i cili i dha lamtumirën klubit gjatë muajit qershor ndërsa do ti bëjë konkurrencë titullarit Marko Aliaj.
Talenti me origjinë shkodrane nis kështu një aventurë të re pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit.


