Skandal seksual në qendrën sportive të kombëtares shqiptare në Gjermani, Prokuroria e Dortmundit nis hetimin/ Detajet
Prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të kombëtares shqiptare të futbollit, raportojnë mediat gjermane.
Mësohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u akomodua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj.


