Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Duhet të jemi në Panarit

    Opinion July 12, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Petrit F.Zeneli

    Më 13-14 korrik 2024, duhet të jemi në Panarit!
    Sepse, çuditërisht, 2024-a është vit jubilar për shumë ngjarje historike me rëndësi kombëtare, për Qarkun e Korçës, Panaritin dhe Krahinën e Vakëfeve.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ne do vemë në Panarit:

    Të vendosim buqeta me lule në memorialin kushtuar patriotëve të mëdhenj korçarë, vakëfllinj e kolonjarë, që 110 vjet më parë ngritën aty, në tokat e pushtuara, flamurin kombëtar shqiptar e bënë betimin për të shpëtuar Korçën.

    Të ndezim qirinj e lutemi për shpirtin e 450 martirëve panaritas, trebickallinj e treskallinj (në memorialin kushtuar atyre), që 110 vjet më parë u masakruan barbarisht nga andartët grekë.

    Të ndezim qirinj e lutemi për shpirtin e gazetares Enkelejda Skënderasi, martirja më e re, që ra aty aksidentalisht në krye të detyrës, 10 vjet më parë (në 100-vjetorin e Masakrës).

    Të përulemi me respekt dhe vendosim kurora me lule në lapidarët kushtuar 60 dëshmorëve vakëfllinj të rënë gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Luftës së Parë Botërore, si dhe 25 dëshmorëve e 4 djemëve panaritas të pushkatuar padrejtësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Të nderojmë 80-vjetorin e aktivitetit intensiv luftarak e patriotik të Çetave, Batalioneve, Brigadave Partizane, si dhe Shtabit të Përgjithshëm të UNÇLSH, që vepruan në Panarit 6-mujorin e parë të vitit 1944.

    Ne do vemë në Panarit:

    Të bëjmë bilancin e punës tonë 10-vjeçare si Shoqatë Atdhetare-Kulturore, ku do veçonim si një kontribut të palodhur (me kërkesa e ankesa të fuqishme, presion direkt e mediatik, angazhim financiar personal e kolektiv) në realizimin e rrugës Mashkullorë-Panarit, rrugës Panarit-Treskë, Panarit-Grabockë, Pinderas-Ngjilisht etj, Manastirit të Trebickës, Kishës së Treskës e Katundit, një porte model arkitekturor në tyrben e Grabockës, një shtëpie të re për një familje panaritase në nevojë, e deri tek investimi më i fundit, shtrimi me pllaka i oborrit të shkollës.

    Me këtë rast, do të shpallim si Nderi i Trevës së Vakëfeve qytetarët, Malfor Nuri, Festim Lami, Turi Dajko, Zoje Pinderi dhe Fondacionin hollandez “Shpresë për Shqipërinë”, për investimin, bujarinë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që kanë treguar për trevën tonë.

    Ne do vemë në Panarit:

    Të mbështesim e inkurajojmë familjet vendase me bizneset e tyre, të cilat banojnë ende aty; familjet që po ndërtojnë shtëpi të reja e të bukura, e që po kthejnë shpresën e ringjalljes. T’i urojmë sukses e shkëlqim firmës së ujit jetëdhënës “Panariti”, që e kombëtarizoi e ndërkombëtarizoi më tej emrin e këtij fshati.

    Por ajo që na bën ne më të veçantë është qënia bashkë, të krishterë, myslimanë e bektashinj, në gëzime e hidhërime (një minutë heshtje të mbajmë edhe për njerëzit e shtrenjtë që na u shkëputën nga gjiri ynë këtë vit, bashkë me kryetarin historik Lutfi Topçiu), pa u ndarë e coptuar në të majtë e të djathtë, ndoshta e vetmja Shoqatë në vend që s’ka rënë pre e “privatizimit” politik, ndoshta dhe ky është shkaku që kemi kaq sukses, edhe pas 25 vjetësh ekzistencë.

    Pra, sivjet kemi dhe 25-vjetorin e krijimit të Shoqatës (28 nëntor 1999-2024), gjë e cila na motivon për punë më të mira. Kurse vitin që vjen kemi 520-vjetorin e emrit të Krahinës (Vakëfe), për të cilën do bëjmë një program madhështor dhe do ia rrisim më tej famën Panaritit e Krahinës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.