Një nga rrugët që do të shpëtojë krejt krahinën e Kolonjës dhe një nga investimet më të mëdha në juglindje ka sjellë polemika për cilësinë e saj, sidomos pas shembjes së saj para disa muajve poshtë Qarrit.
Nga ajo çka duket në vëzhgim të thjeshtë shihet se ende pa u inauguruar një pjesë e anësoreve ka filluar të lëvizë, duke lënë të kuptohet se do të ketë fatin e lotit të parë dhe rrëzimit të barrierave mbrojtëse.
Nga ana tjetër, cilësia e asfaltit është shumë e dobët (loti i dytë) duke krijuar gunga në disa pjesë.
Disheza e fortë e Qafës së Qarrit ka sjellë diskutime, sidomos për administrimin dhe mirëmbajtjen e saj në dimër.
A do të mbajnë binarët e rrugës së rëndësishme apo ska fare binarë kjo rrugë?
Kolibri.al


