Vatra të shumta të zjarrit në zonën torfike të fushës së Maliqit.
Vatra që janë shfaqur pasditen e sotme duke rrezikuar edhe sipërfaqe të tjera të kësaj fushe.
Kjo zonë herë pas here ka shfaqur probleme të tilla madje duke djegur sipërfaqe të tëra edhe me grurë në pragun e korrje shirjeve.
Për izolimin e flakëve janë duke punuar shërbimi zjarrfikes por edhe mjete të bashkisë Maliq të cilat po bëjnë rrethimin dhe plugimin e tokave të djegura që zjarri të mos depërtojë në sipërfaqe të tjera.


