Pogradec; Shpërthen një bombël gazi brenda një banese në qytetin e Pogradecit, në katin e dytë të një pallati në rrugën kryesore të lagjes nr 2.
Zjarrfikesia dhe policia në vendngjarje, dyshohet për një të plagosur i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit.
Dëme të shumta materiale. Dritaret kanë “fluturuar” në rrugën kryesore rrezikuar jetën e kalimtarëve pasi është një nga rrugët më të populluara të qytetit.
Dyshohet se ka patur rrjedhje gazi. E moshuara në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në fytyrë.


