Situatë mbrëmjen e sotme është tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta, një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah
Edhe në orët e mbrëmjes forca të shumta janë në terren por situata është rënduar aq shumë sa e bën të vështirë punën e tyre
Për këtë sipas specialistëve të zonave të mbrojtura por dhe kryetarit të bashkisë Pustec Pali Kolefski ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente
“Katastrofë ekologjike” e ka cilësuar Kolefski atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër.


