Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Fjalët e ndjera të Jonida Progës – e plotë

    Aktualitet August 19, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Motra e të ndjerit Egli Proga, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ka hedhur akuza ndaj institucioneve të drejtësisë nga protesta e cila po zhvillohet në Tiranë për ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën vëllai i saj.

    Mes lotësh ajo ka deklaruar nga protesta se vëllai i saj u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ajo tha se vëllai i saj u dhunua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”.

    Jonida Proga denoncoi edhe mungesën e provave dhe kamerave nga vendngjarja.

    Mes lotëve ajo thotë se do të bëjë drejtësi për vrasjen e vëllait të saj.

    “Ishte 9 gusht ku në këtë orë vëllai im Egli u gjet i vdekur pa asnjë shenjë jete. Vdiq në rrugë mes Pogradecit, vdiq i rrahur në kokë, në trup. Janë 4 vrasësit e Eglit. Unë jam juriste e di shumë mirë çfarë rolesh kanë bashkëpunëtorët. Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë.

    Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime.

    Horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë.

    Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija?

    Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe.

    Ky është një trafikant që e njeh mirë policia e Pogradecit dhe ia njeh mirë bëmat. Kjo është drejtësia zoti drejtor? Egli nuk vdiq nga pija, por u qëllua nga 4 barbarë që kanë emra dhe mbiemër, por nuk dua të akuzoj nga sheshi asnjë se çdo gjë do ta bëj me letra e ligj, jo thjesht me fjalë. Doja t’u tregoja pak nga e vërteta dhe nuk do të hesht. Do hetoj edhe ata që nuk hetuan deri më sot”, tha Jonida Proga.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.