Gjykata ka lënë në burg pa afat 45 vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili akuzohet vrasje me dashje për shkak të marrdhënieve familjare, ndërkohë që çifti i bashkëshortëve kanë qenë në proces divorci për shkal të dhunës së ushtruar nga 45 vjeçari ndaj bashkëshortes së vet, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qera në lagjen 1 të Korçës.
Ditën e ngjarjes Bledar Trëndafili ka shkuar për ta ritakuar për të disatën herë bashkëshorten që ta bindte që të hiqte dorë nga prpcesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.
Gjatë bisedës pranë banesës së gruas Melisën, krejt papritur Bledari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën, për ditë të tëra gruaja qëndroi në spitalin e traumës për ndihmë të specializuar dhe tani ndodhet në banesën e saj, në kushte më të mira shëndetësore.
Policia vetëm 2 ditë më parë prangosi Bledar Trëndafilin, të cilin e akuzon për tentativë vrasje me dashje për shkak të marrdhënieve familjare.
Njoftimi i Prokurorisë;
Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 05.10.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasit E.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë parashikuar nga neni 79/c dhe 22 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas.Ju faleminderit!


