Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    Aktualitet November 4, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tetori i vitit 2024 shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e Korridorit 8, me punimet intensive për ndërtimin e rrugës së re Elbasan-Librazhd në kthesat e Murrashit. Ky segment është cilësuar si një nga pikat më të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitjet e gurëve, që bllokojnë shpesh rrugën ekzistuese.

    Punimet për ndërtimin e tunelit të parë kanë filluar dhe po vijojnë në këtë zonë kritike prej 2-3 kilometrash, ku pritet të hapen dy tunele për vajtje-ardhje me një gjatësi prej rreth 500 metrash secili. Për momentin, vetëm njëri prej tuneleve është në fazën fillestare të hapjes, ndërsa tjetri do të nisë së shpejti.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas skemës së zhvillimit, rruga do të kalojë përmes tuneleve për të shmangur rrezikun nga gurët, ndërsa në segmentet e tjera do të ketë ndërtimin e urave që do të lidhin rrugën sipas vijave të projektuara. Hyrja për tunelin e trenit, i njohur si “Tuneli i Murrashit nr. 1”, shënohet me hark të verdhë dhe aktualisht është i bllokuar për shkak të punimeve.

    Linja hekurudhore në këtë zonë është ndërprerë për më shumë se 7 vite për shkak të amortizimit të saj dhe mungesës së sigurisë. Ndërprerja e shërbimit për një periudhë kaq të gjatë ka bërë që punimet në këtë rrugë të përparojnë pa pengesa nga hekurudha. Hyrja e trenit do të rihapet pas përfundimit të punimeve, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje rehabilitimin dhe modernizimin e linjave hekurudhore.

    Projekti i rrugës së re Elbasan-Librazhd është pjesë e një nisme më të madhe për të përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë përgjatë Korridorit 8, duke e shndërruar atë në një arterie kryesore transporti mes lindjes dhe perëndimit të vendit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Starova, fshati i Pogradecit me histori të lashtë që ruan identitetin përtej emërtimit Buçimas

    September 3, 2025

    Xhakolli vizitë në studion e piktorit Gentian Zeka

    May 30, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.