Mos u jepni zë mediatik atyre që dezinformojnë! Apo japin deklarata e lajme pa fakte. Lindita Pano të kërkojë falje që ka denigruar një krahinë të tërë.
Një mik më dërgon linkun e një interviste të dhënë në RTSH ku një nga të ftuarat që sipas të dhënave ishte bashkëshortja e Pastor Akil Pano ka deklaruar me bindje të plotë, por pa dhënë informacion, mbi studimin, kush e ka kryer, të dhënat konkrete, banorët e intervistuar, sa dhe si janë intervistuar, të cilët sipas zonjës kanë deklaruar se një fshat i tërë i Mokrës ka inçest në çdo familje.
Të bësh deklarata të tilla janë të frikshme, të mos arrish të konfirmosh dot atë që po thua dhe mbi ç’baza është edhe më ulëritëse. Si mundesh të fyesh një krahinë të tërë banorësh fisnikë dhe puntorë që historia ua njeh meritat duke i akuzuar si përdhunues të vajzave të tyre?! A keni sedër? Fakti që thoni ma tha dikush me gojë tregon se skandali është i madh.
Kam folur me disa aktivistë në zonë dhe më thanë se zonja në fjalë nuk është parë asnjëherë në Mokër, por edhe nëse do ishte parë a nuk duhet të jepte të dhëna të sakta për këtë “studim”.
Publikisht ju kërkoj: Nëse nuk keni studime dhe raporte të njohura edhe nga shteti mbi çka thoni, të distancoheni dhe të kërkoni falje publike, mokrarët nuk ua kanë për borxh ti mbuloni me turpe të tilla.


