Një rast dhune në familje ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij të mitura. Policia ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa viktimat janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori për shtetasin O. L., 48 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzave të tyre të mitura.
Në vijim të veprimeve, të dëmtuarat u pajisën me urdhër mbrojtjeje.


