Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit K. H., 43 vjeç, dhe D. B., 23 vjeç, banues në Bilisht, të akuzuar për prishje të qetësisë publike, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe shkatërrim të pronës.
Sipas policisë, këta shtetas kanë shkaktuar zhurmë dhe dëmtime në ambientet e një lokali në një zonë të banuar, duke mos iu bindur urdhrave të punonjësve të policisë gjatë ndërhyrjes për vendosjen e rendit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.


