Një banesë në fshatin Pendavinj të bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se banesa ishte e pabanuar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
(Vijon…)


