Qytetarët korçare kanë mbajtur homazhe duke ndezur qirinj për viktimat e tragjedisë së Tempit në Greqi, ku mes viktimave ishin dhe 6 shqiptarë.
Qytetarët tregojnë se numri i korçarëve duhet të ishte më i madh në këtë homazh ndërsa bashkohen me dhimbjen e familjeve që humbën të dashurit e tyre në përplasjen e trenave.
Qirinj, lule e shumë më tepër protesta mbarë kombëtare ka patur në Greqi, aty ku transporti publik është paralizuar.


