Elbasani është pranë zonës Final Four. Në rast se fiton kundër Skënderbeut, diferenca do të ishte vetëm 3 pikë me Partizanin e vendit të katërt.
Dueli mes Elbasanit dhe Skënderbeut që kërkon pikë për mbijetesë, nis në orën 16:30.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
ELBASANI 0-0 SKËNDERBEU
NGJARJET KRYESORE
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu.
40′ Pretendime për penallti te Elbasani. Gjyqtari vijon lojën dhe pasi VAR-i merr pak kohë, loja vijon normalisht.
39′ Tjetër rast për Elbasanin. Këtë herë është Lajthia që nuk shënjestron si duhet kuadratin.
33′ Pozicion jashtë loje i Ze Gomeshit, i cili me Xhoel iu afrua golit. Në përfundim të aksionit, ishte anësori që sinjalizoi për pozicion të parregullt.
32′ Xhoel futet në zonë. Doka ndal goditjen e tij. Më pas është Lajthia që provon, por topi përfundon jashtë.
27′ Rast për vendasit. Mbrojtja e Skënderbeut tregohet e vendosur mirë kësaj here.
25′ Mbrojtja e Elbasanit sërish vendimtare. Ndalet goditja e Nikajt, e cila mund të ishte rrezik në zonën kundërshtare.
25′ Nikaj provon nga goditja e dënimit. Topi ndalet nga muri mbrojtës.
22′ Topi i gjuajtur nga Nasr në zonë nuk ka forcën e duhur. Abalora kontrollon pa problem.
20′ Skënderbeu qarkullon topin dhe provon të dalë kështu përpara.
14′ Shtylla shpëton Skënderbeun. Harkimi i Mustës nga këndorja mposhti portierin Alia.
12′ Lajthia provon gjithçka vetë. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. Minuta të mira për vendasit.
10′ Dalja e Alias pengon Xhoel që me shpejtësinë e tij u kthye në rrezik te zona kundërshtare.
6′ Ze Gomesh ndalet nga portieri Alia. Skënderbeu pranë golit.
5′ Sfida ka ritëm në minutat e para.
1′ Nis ndeshja në Elbasan.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Musta, Kasa, Lajthia, Ze Gomesh, Qose, Xhoel, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Skënderbeu: Alia, Prençi, Merlim, Proscinski, Nikaj, Nasr, Dumfur, Mustafa, Estrela, Doka, Zenullari
Trajner: Ernest Gjoka



