Në një postim emocional në rrjetet sociale, Erion Isai ka ndarë një moment të veçantë me motrën e tij, Matildën, duke e uruar për 8 Mars. Isai ka publikuar një foto të shkrepur në taksi pas seancës së parë të kimioterapisë së motrës së tij, më 7 Mars.
“Prej muajsh luftoi me kancerin e gjirit dhe që nga momenti i diagnostikimit, operacionit e deri te seancat e kimios, ajo e trajtoi këtë luftë me një opsion të vetëm: fitoren,” – shkruan Isai.
Ai e ka dedikuar këtë 8 Mars jo vetëm për motrën e tij, por për çdo grua dhe vajzë që ka bërë një luftë në jetë – për jetën, dinjitetin, të drejtat dhe dashurinë.
“Edhe ti! Edhe ti! Edhe ti! Ka ende kohë ta fitosh luftën tënde!” – përfundon ai mesazhin e tij, duke dhënë një mesazh force dhe shprese për të gjitha gratë në këtë ditë të veçantë.
Postimi i tij në facebook;
8 Mars
Matilda është motra ime, kjo foto është shkrepur në taksi pas kimipterapisë së saj të parë, në 7 Mars! Prej muajsh luftoi me kancerin e gjirit; dhe që prej momentit që u diagnostifikua, u operua, e më pas seancat e kimios ajo e trajtoi këtë luftë me një opsion të vetëm: fitoren!
Këtë 8 Mars zgjodha tja dedikoj asaj; e prej saj çdo gruaje, vajze, që gjatë jetës së saj e ka bërë një luftë: për jetën, për veten, për dinjitetin, për lirinë… e në mos e ka fituar; ka ende kohë ta fitojë luftën e saj! Edhe ti! Edhe ti! Edhe ti!…..
Për çdo grua, vajzë që sot ciklik-isht e feston si festë, vetëm për luftrat tuaja: jetën, dinjitetin, personalitetin, karrierën, shkëlqimin, të drejtën, lirinë, dashurinë jo në një ditë si kjo; por në çdo ditë; ku parashtrimi i vetëm ndaj jush duhet të jetë vetëm një: adhurimi!
E mbi të gjitha: për jetën!
8 Mars, për çdo vajzë, grua….


