Në ndeshjen e sotme në orën 17:00, Skënderbeu do të duhet të bëjë pa Randi Dumfur, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit kundër Elbasanit.
Për këtë sfidë, në dyshim janë edhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Klevis Shaqen dhe Liridon Balajn, të cilët janë të dëmtuar dhe duket e vështirë të jenë të gatshëm për këtë betejë. Pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm, teksa Gjoka ka hartuar edhe 11-shen.



