Rritja e kërkesës për të patur një shtëpi në Pogradec për pushime apo rezident dhe nga ana tjetër mungesa e stokut të apartamenteve ka bërë që cmimi i tyre vitet e fundit të rritet ndjeshëm.
Sipas Enxhiana Torrës e cila operon si agjensi imobilare në Pogradec aktualisht tregu ka prona në shitje, por nuk mund të flitet për stok dhe kjo ka sjellë rritje të cmimeve.
“Në Pogradec apartamentet kemi mjaftueshëm, ka ndërtime në reja, kemi e të vjetra, nuk kemi stok të madh, kemi potenciale për tu shitur. Çmimet e apartamenteve kemi nga 800 deri në 1200 euro metri katror, zonat më të kërkuara janë qendra apo në shëtitoren e liqenit, aty varuojne çmimet më të larta,” – tha ajo.
Ata që kërkojnë të blejnë një apartament në Pogradec janë emigrantë por edhe nga qytete të tjera të vendit, por halli më i madh është për vendasit, një familje e re e ka të pamundur që me cmimet e tregut të blejë një apartament.
“Në Pogradec pronat kërkohen nga emigrantët që vijnë për të pushuar apo Durrësi, Tirana e Elbasani që kërkojnë vend me të qetë. Një familje e thjeshte apo çift i sapomartuar, është e vështirë sepse e kreditë janë të vështira ndryshe nga çmimet aktuale. Në Pogradec pritet ndërtime të reja, presim e çmime të larta apo përshtatura me ndërtimet që do bëhen, do jetë 5-10% më i lartë,” – shtoi ndër të tjera Enxhiana Torra.
Tredi i rritjes së cmimit apartamenteve është i njëjtë edhe në Korcë. Pogradeci vitet e fundit nuk ka pasur ndërtime të reja për shkak të mungesës së një plani urbanisitiki cili hyri në fuqi vetëm 2 vjet më parë.


