Zjarri në Malin e Moravës, në territorin e bashkisë Devoll, vijon të jetë aktiv. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, punonjës të shërbimeve publike, punonjës të pyjores dhe forca vullnetare, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
Sipas raportimeve, në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar:
• 8 forca zjarrfikëse
• 30 punonjës të shërbimeve publike
• 10 punonjës të pyjores
• 30 banorë të zonës
Për shkak të terrenit të vështirë, ekipet në terren po punojnë me mjete rrethanore dhe janë ndarë në disa grupe për të bërë izolimin e vatrës. Për momentin, përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë në kushte të vështira për shkak të konfigurimit të terrenit.


