Shoqata “Devolli” ka promovuar librin “Devollinjtë dhe kontributet e tyre në Lëvizjen Kombëtare gjatë periudhës 1830-1920”, një botim që sjell në vëmendje rolin e devollinjve në historinë kombëtare.
Gjatë aktivitetit, kryetari i shoqatës, Guri Seferi, e cilësoi këtë libër si një vlerë të shtuar për historinë dhe një dëshmi të rëndësishme të angazhimit të devollinjve ndër vite.
Shoqata ka vendosur t’ia dhurojë librin Bashkisë Devoll dhe Zyrës Arsimore në Bilisht, duke synuar ta bëjë atë të aksesueshëm për studiuesit dhe brezat e rinj.



