Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    At Harallamb Ballamaçi, prifti mësues hero i të vërtetës dhe shqiptarizmit

    Uncategorized March 30, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lindi në vitin 1850, në fshatin Plasë të Korçës në gjirin e një familje shqiptare me ndjenja të larta atdhetarie dhe për gjuhën shqipe të pellazgëve hyjnor. I jati, Anastas Zograf Ballamaçi ishte piktor dhe zbukuronte me penelin e tij kishat e shumta në Korçë dhe në periferitë e sajë. Përkushtimi ndaj punës, e shtyu të largohet nga Plasa e të vendoset përfundimisht bashkë me familjen brenda në qytetin e Korçës, ku u sistemua në një shtëpi të madhe me dy kate, e bollshme për të ruajtur tablot e shumta dhe materialet e punës. Në shtëpinë Ballomaçi gjindeshin edhe kopje të shumta të abetares të vithkuqarit shqiptar Naum

    Veqilharxhi, me të cilat Harallambi dhe fëmijët e fshatit mësuan t’a shkruajnë gjuhën e folur shqipe.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mësimet e para Harallamb Ballamaçi i mori në shkollën e qytetit ku mësohej me gjuhën romaike, e cila u quajt greke mbas vitit 1829, kur Fuqitë e Mëdha fabrikuan shtetin ortodoks të quajtur Greqi dhe e mbivendosën në teritoret shqiptare në Arbaninë Jugore. Më pas, ndoqi mësimet teologjike në Manastir dhe veshi rasën priftërore. Në vitin 1869, Ballamaçi u caktua prift në Kishën “Shën Gjergji” në Korçë, ku nisi misionin e tij shpirtëror fetar e atdhetar. Kisha datonte që në Mesjetën e Hershme, qysh në vitin 1253, kur fiset turkmene-vllehe të ngulmuara në Luginën danubiane në fillim të shek XIII, ishin fise pagane e barbare. Në vitin 1875 u prish kisha e vjetër dhe u rrethua vendi për ndërtimin e katedrales së re mbi rrënojat e saj, sipas një Projekti të Financuar nga bamirësi e milioneri shqiptar Anastas Avramidh Lakçe.

    Foto: Manaki, Manastir, 1909

    Në vitin 1876, babai i Harallambit, Anastas Ballamaçi e pikturoi në vaj fytyrën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Mbretit dhe Kryezotit të Kombit Arbër-Shqiptar. Në vitin 1883, At Ballamaçi u caktua mësues në shkollën bizantine të qytetit, ku fshehtazi u mësonte gjuhën shqipe fëmijëve shqiptar. Në këto shkolla, mësimet jepeshin me gjuhën romaike, e quajtur romane pas vitit 1881, kur Fuqitë e Mëdha fabrikuan shtetin e dytë ortodoks Romaninë-Rumaninë, që e mbivendosën në Luginën Danubiane, në teritoret e dikurshme shqiptare-ilire-dake, ku në fillim të shek XIII, u ngulmuan fiset turkmene-aziatike të quajtura walach-vlah nga gjermanët e maxharët dhe osmanët krijuan principatat Walachia e Moldavia.

    Shkollat shqipe dhe mësimi i gjuhës shqipe, ishte i ndaluar nga Porta e Lartë dhe Patrikana Ekumenike. Shqiptarët ortodoks konsideroheshin “rum milet” apo “romenj-roman”, ndërsa shkollat quheshin romaike-romane. Atë Llambro Ballamaçi padroje dhe pamëdyshje i kundërshtoi të gjitha dogmat false të predikuara nga osmanllinjtë turq dhe të mitropolitit të Korçës si dhe psalltet “megalo-idhea”. Ai thoshte: “Pse të jesh i fesë ortodoske apo muslimane, kjo nuk do të thotë se je grek, vlleh apo turk”. Kisha greke dhe priftërinjtë grekoman, përgjonin shqiptarët që punonin për gjuhën shqipe, shkollat shqipe dhe kombin shqiptar. Në kushtet e “rrethimit religjoz”, të gjitha veprimet e kryera nga at Ballamaçi ranë në vesh të kishës greke.

    Dhespoti i Korçës gati sa nuk u çmend. E kishte më të lehtë të vdiste nga dëshpërimi, ose të vriste veten më ndonjë kanal ku kalonin ujërat e zeza, se sa të dëgjonte t’i thoshin se gjuha shqipe po ringjallej. Bëri të pamundurën për ta kallëzuar te qeveria turke, me shpresën se kur sulltani të dëgjonte se ky njeri po u mësonte fëmijëve të Korçës gjuhën shqipe, do të jepte urdhër, që At Harallambit t’i pritej koka, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu.

    Në vitin 1887, Pandeli Sotiri nga Selcka e Gjirokastrës, çeli mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë. Në atë shkollë shkuan shumë djem dhe vajza, por kisha greke bëri të pamundurën për frikësimin e prindërve që dëshironin t’u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. Kush i çonte fëmijët në shkollë do të shkishërohej e do të mbetej i mallkuar brez pas brezi. As në botën tjetër nuk do të kishte vend për ta. Fëmijët ortodoksë e braktisën shkollën shqipe. Mësonjëtorja rrezikonte të mbyllej. Tashmë dhespoti i Korçës sa s’po vdiste prej gëzimit, por buzëqeshjen e tij e preu përsëri në mes At Llambro Ballamaçi. Ai mori gjysmën e nxënësve shqiptar të shkollës romane dhe i çoi te mësonjëtorja e parë shqipe. Ata do të qëndronin atje deri sa fëmijët e larguar nga frika, të riktheheshin.

    Në vitin 1890, at Ballamaçi shkoi në Stamboll. Gjatë qëndrimit në Stamboll, ai kishte mbetur i lumturuar sepse kishte vizituar shtëpinë e vjershëtarit kombëtar Naim Frashëri. Për vizitën që bëri në shtëpinë e Naimit, At Llambro Ballamaçi ka shkruar: “Një ditë kur vajçë në shtëpinë e Naimit në Stamboll, më përshëndeti shqip një uratë e pastaj… hymë brenda. I madhi Naim na priti me mall e gëzim, ashtu siç i karakterizon shqiptarët. Pas largimit nga Stambolli At Llambro deri në vitin 1898 qëndroi në Romani, duke kërkuar ndihma në miqtë e tij shqiptar të Romanisë, për shkollat shqipe të Korçës.

    Në Korçë u kthye në vitin 1898. At Llambro po bëhej për kishën greke gjithnjë e më i frikshëm. I ndodhur midis urëve të zjarrit përvëlonjës të kryqëzatave mesjetare, sepse nga njëra anë kundër tij vepronin grekomanët, turqit selxhuk osmanlli, turaniko-bullgarët, sllavët-maqedon, shqiptarët e kthyer në vlleh dhe nga ana tjetër mitropoliti i Korçës, prapë se prapë, ai nuk u nda as nga kisha e tij që predikonte mbarësi dhe as nga shkolla që mbillte shqiptarizëm, dituri e kulturë. Në dhjetor të vitit 1912, kur grekët hynë për herë të parë në Korçë, një grup kriminelësh vizitën e parë e bënë në shtëpinë e tij. I kishin dërguar dy officer madhor të ushtrisë greke Apostolidhis dhe Vardas, që e kërcënuan se do ta vrisnin po mos largohej nga kisha antigreke dhe gjuha shqipe e mallkuar nga Zoti.

    At Ballamaçi nuk pyeste për kërcënime të përsëritura nga xhelati Vardas e veglat e tij të zeza shqiptar grekoman e vllehoman dhe nga priftërijtë grekoman të cilët e çkishëruan dhe e mallkuan. Ai disa herë ua kishte thënë ball për ballë turqve e grekëve “me persekutime dhe masakra nuk mund të ndryshohej vetëdija e bashkëkombasve të mi shqiptar”. Kriminelët grekoman kishin marrë urdhër t’i fusnin një plumb kokës dhe t’i lanin duart një herë e mirë me të, por nuk mundën. Në 7 mars të vitit 1914, në Shqipëri erdhi mbreti Wilhelm Wid, At Ballamaçi u gëzua shumë, pati shpresë se Shqipëria do të bëhej. At Llambroja nisi me dërgatën korçare djalin e tij Nik Ballamaçin për t’i uruar mirëseardhjen së bashku me një darovë me vlerë nga ana e priftit: “fytyrën e Gjergj Skënderbeut”, e pikturuar në vaj prej t’et të At Llambros, Nastas Zograf Bullamaçi më dt.1876”. Ndërkohë, andartët grekoman të nxitur nga mitropoliti Germanos po përgatiteshin për kryengritjen.

    Natën duke u gdhirë data 2 prill 1914, dhjetë andarët grekë të armatosur, hapën zjarr mbi patrullën e policisë të drejtuar nga kryekomisari Themistokli Gërmenji. Në 5 prill iu drejtuan shtëpisë ku banonte at Ballamaçi. Si e rrethuan shtëpinë e tij, dikush prej andartëve nisi të thërriste: “At Llambro, dil jashtë se të kërkojnë”! Unë po dal, – u tha Ballamaçi njerëzve të familjes, – por ju mos u shqetësoni, do të shkoj dhe do të kthehem përsëri, si gjithnjë, nuk është hera e parë që më ndodh kështu dhe ju e dini. Kapedan Thrakas rrëmbeu çelsin dhe i shoqëruar nga disa andartë hynë në shtëpinë e At Llambros. Kontrolluan gjithçka, edhe sirtarin ku Ballamaçi mbante kursimet e veta dhe morën prej andej gjithçka gjetën. Në vend të të hollave i lanë fotografinë e dhespot Fotit, për t’i treguar se po hakmerreshin për vrasjen e tij në vitin 1906.

    Pastaj u kthyen përsëri te At Llambro Ballamaçi. U turrën sipër tij dhe nisën ta qëllonin me bajonetat e armëve. Gjaku mbuloi gjithë trupin e At Llambros. Binte dhe ngrihej, vdiste dhe ngjallej. Po e çonin drejt bregut të Shëndëllisë. Gjithçka që po ndodhte, banorët e mëhallës po e shihnin me tmerr nga dritaret e shtëpive. Askush nuk guxoi ta ndihmonte. Ata ishin të gatshëm të vrisnin këdo edhe për një gjysmë fjale. Lotonin në heshtje dhe luteshin për At Llambron.

    Ai mundi të mbërrinte te bregu i Shëndëllisë, atje u këput dhe ra për të mos u kthyer më në shtëpinë e tij. At Llambro Ballamaçi ishte prifti atdhetar shqiptar që grekët e masakruan dhe e vranë pse ngriti flamurin shqiptar në Korçë. At Harallamb Ballamaçi është Dëshmori i Gjuhës Shqipe, pas dëshmorit Pjetër Budi, Dhaskal Todhri, Naum Veqilharxhi, Anastas Kullurioti, Jani Vreto, Koto Hoxhi e Pandeli Sotiri etj.

    Atë Harallamb Ballamaçi nuk u deklarua as vlleh, as grek, as arumun edhe pse kjo do ishte me e lehte për të dhe do kishte përfituar më tepër, por mbajti të vërtetën si shqiptar që ishte dhe për këtë e vranë ( kjo nuk ndodhi me shumë të tjerë shqiptarë më vonë, që e përdorën etnitete jo-shqiptare për tu larguar, emigronin nga Shqipëria). Jo vetëm kaq por At Ballamaçi si shumë atdhetarë të tjerë, përdorën mundësinë dhe lidhjet që kishin në Rumani jo vetëm me atdhetarët shqiptarë por dhe me donatorë dhe kishën Rumune duke iu marrë fonde për shkolla kinse rumune që në të vërtetë këto fondet u përdorën për shkollat shqipe. Kjo strategji ishte shume efektive në një kohë kur shkollat shqipe nuk lejoheshin nga administrata turke dhe kisha greke, dhe pasi atdhetarët shqiptarë nuk kishin burime financiare, kjo ishte një kamuflim i domosdoshëm i kohës (e njëjta gjë ndodh edhe në ditët e sotme).

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    at At Harallamb Ballamaçi djathtas Harallamb Ballamaçi maliq Plasë prift Prifti Ballamaçi
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025

    Histori / Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, sot pas 105 viteve

    December 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Klajdi Demko, njihuni me djalin korçar – drejtor i kovergjencës dhe kohezionit

    April 17, 2025

    Ilia Skëndi; “U tregoj ndikimin e Aleancës Franceze në Korçë”

    December 13, 2024

    Njihuni me Chuck Norisin e Pojanit në Maliq, sozia perfekt e aktorit

    January 8, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.