Korça nuk rrudhet së qëni Paris i vogël, Aleanca Franceze ajo që mban gjallë rrënjët e një kulture mbi një shekullore.
Korça, në bodrumet e historisë së saj, ruan si ca shishe shekullore vere prej shampanje miqësinë me Francën. Është i vetmi qytet në Shqipëri që mund të krenohet për këtë urë
bashkëpunimi me vendin që ka parim idetë e “Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë. Pikërisht Franca që kishte përhapur këto ide, gjeti terrenin më të përshtatshëm të ngjizjes së kulturës së saj në Korçë. Duke hapur fillimisht portat e Liceut Francez (Liceu Kombëtar i Korçës) në vitin 1917-të e që u pasua me krijimin e një Aleance Franceze në 1926.
Jo më kot, krahas epiteteve të tjera si qytet i serenatave, Korçës i është veshur edhe ai si petk i bukur “Paris i vogël”. Kjo edhe falë mertitës dhe aktivitetit të Aleancës Franceze, e cila në vitin 1998 rifilloi veprimtarinë e saj në Korçë, si djepi i frankofonisë në Shqipëri.Drejtuesi i kësaj Aleance, mjeku i njohur kardiolog Ilia Skëndi, kujton me krenari thënien e gruas së ish Ambasadorit të OSBE në Shqipëri: Kultura franceze nuk ka marrë asnjë rrudhë në qytetin e Korçës!
Gjithçka nisi me hapjen e Liceut Francez, i famshëm për kohën si nismë dhe aradhën e intelektualëve që përgatiti. Ndërkaq, edhe në familjet korçare hyri kultura franceze në disa aspekte të jetës qytetare. Nuk është e rastësishme që ky qytet, dallon në Shqipëri për banesat e rethuara me kangjella, ku edhe kalimtari mund të kundrojë lirshëm bukurinë dhe hijeshinë e shtëpive në bulevard, dhe të zotët e tyre të shijojnë lëvizjen e njerëzve në rrugë.
Liceu Francez si shkolla e parë e kulturës së përgjithshme në Shqipëri i hapi dyert më 25 tetor 1917, në kohën kur funksiononte Republika Shqiptare e Korçës. Jemi në vitet e vështira të Luftës I Botërore, kur Korça, përveç një administrate shtetërore model, kishte edhe kartëmonedhat e saj, edhe pullat e saj postare, edhe flamurin e saj: këto tri elemente të rëndësishme identitare.
Liceu Francez u hap në shtëpinë e rilindasve Dhimitër dhe Nuçi Emanoil Mborja, të cilët e lëshuan banesën e tyre pa qira në favor të Liceut të Korçës. Më pas, Liceu vazhdoi rrugëtimin e tij në godinën e ish-gjimnazit grek të Korçës, aty ku sot ngrihet shtatorja dhe varri monumental i heroit Themistokli Gërmenji.
Viti shkollor 1921 do ta gjente Liceun në godinën e dhuruar nga mirëbërësit drenovarë Kostandin dhe Erakli Duro. Me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e arsimit kombëtar, filantropi Thoma Turtulli dhe bashkëshortja e tij, Athina Frashëri Adamidi, financuan më 1934 ndërtimin e një godine të re, ku vijoi rrugëtimin e tij Liceu Kombëtar.
Kjo shkollë u ngrit mbi bazën e programeve mësimore franceze, një stafi pedagogjik shqiptaro-francez, në bashkëpunim me intelektualët arsimdashës korçarë. Programi përmbante lëndë mësimore, themel të arsimimit të përgjithshëm, si dhe gjuhët klasike, ndër to latinishtja dhe greqishtja e vjetër.
Liceu i Korçës ishte i vetmi lice në Shqipëri. Më shumë se 1 mijë nxënës do të kryenin aty shkollimin e tyre. Më 1923 njihet ekuivalenca e diplomave dhe shqiptarët tashmë mund të vazhdonin studimet në universitetet franceze. Por influenca franceze që i kaloi kufijtë e Liceut, atje ku u formua një pjesë e mirë e elitave shqiptare midis dy luftrave botërore, do të bëhej aq ndikuese sa Korça që atë kohë të quhej Petit Paris (Paris i vogël).
Më 12 tetor 1926 në Gazetën e Korçës jepet ky lajm: Edhe një tjetër prezencë e gjuhës frënge në Korçë. Aleanca Franceze e 1926 ka kontribuar gjithashtu në përhapjen e gjuhës dhe të qytetërimit frëng deri në vitin 1939.
Krijimi apo më saktë rikrijimi i Aleancës Franceze të Korçës do vinte më 1998 fillimisht me krijimin e shoqatës së ish liceistëve. Ilia Skëndi thotë se kjo erdhi si kërkesë këmbëngulëse, duke ngritur një komitet të përbërë nga ish liceistë, profesorë universiteti dhe shkollash të mesme, shkrimtarë e artistë, mjekë dhe personalitete të tjera të qytetit.
Aleanca Franceze vendosi të mbledhë vullnetarë rreth tre objektivave kryesore të saj: Të propozojë kurse të gjuhës frënge për të gjitha nivelet, të bëjë të njohur Francën, kulturën e saj dhe kulturat frankofone, të favorizojë diversitetin kulturor. Në qershor të vitit 2000, mediatika “Thoma Turtulli” në të njëjtën kohë seli e Aleancës Franceze, e ripërtërirë me ndihmën e Ambasadës Franceze në Shqipëri dhe bashkisë së qytetit, duke qënë tashmë një realitet nisi të afrojë shërbime për publikun në libra, revista dhe enciklopedi.
Por, objektivi kryesor i Aleancës Franceze në Korçë ishte mësimi i gjuhës frënge. Ilia Skëndi tregon se ky qëllim madhor i saj u arrit duke e paraqitur kërkesën deri te Presidenti francez i kohës Zhak Shirak. Falë aprovimit të tij, u fut mësimi dygjuhësh, pra edhe i gjuhës frënge, fillimisht në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” i cili njihet si vazhdues i Liceut Francez në Korçë. Ilia Skëndi veçon për këtë arritje kontributin e jashtëzakonshëm të ish drejtuesit të kësaj shkolle Gjergji Çikopana.
Përpjekjet e Aleancës Franceze për të mbajtur gjallë traditat frankofone dhe frankofile në Korçë nuk ndalen me kaq. Është ende e freskët vizita e Presidentit aktual të Francës Emanuel Macron në Tiranë, të cilit ju kërkua të miratojë rihapjen e Liceut Francez sipas parametrave të zanafillës së tij.
“Ne synojmë të dëshmojmë traditën frankofone që ka lënë gjurmë të gjalla në Korçë” thotë për inisiativën e rihapjes së Liceut Ilia Skëndi. Ai sqaron se një ekspert i qeverisë franceze është vendosur aktualisht në Korçë për këtë projekt. Prefekti i Qarkut Korçë si përfaqësues i qeverisë është drejtuesi i grupit të punës për rihapjen e Liceut.
Aleanca Franceze në Korçë, ndërkaq vazhdon aktivitetet e saj, nën moton e përhapjes së kulturës së vendit mik. Ilia Skëndi përmend një sërë aktivitetesh me karakter kulturor, ndër to mbështetja për ekspozitën e piktorit të njohur pogradecar Anastas Konstandini, ditët e traditës frankofone, rrënjët e traditës frankofone dhe frankofile etj.
Drejtuesi i Aleancës Franceze Ilia Skëndi shprehet se Korça tashmë mbetet në pritje të rihapjes së Liceut, që sipas tij është një ëndërr për qytetarinë e vjetër korçare.
Aleanca Franceze në Korçë ka qenë një forcë e rëndësishme në jetën kulturore dhe artistike të qytetit, duke promovuar lidhjen e ngushtë mes dy vendeve dhe duke mbajtur gjallë frymën e frankofonisë. Aktivitetet e shumta që organizohen nga kjo aleancë janë dëshmi e përkushtimit për ta bërë kulturën franceze një pjesë të pandashme të identitetit kulturor të qytetit.
Një nga fushat kryesore ku Aleanca ka kontribuar është organizimi i aktiviteteve teatrale dhe artistike. Çdo vit, në bashkëpunim me artistë vendas dhe të huaj, realizohen shfaqje teatrale që i japin qytetit një atmosferë të veçantë kulturore. Po ashtu, ekspozitat e artit dhe prezantimet e filmave frankofonë janë bërë traditë, duke tërhequr jo vetëm qytetarët korçarë por edhe vizitorë nga zona të tjera. Këto aktivitete jo vetëm që promovojnë artin francez, por edhe krijojnë një urë dialogu mes kulturave, duke nxitur diversitetin dhe mirëkuptimin.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i aktivitetit të Aleancës është dhënia e bursave për të rinjtë korçarë që duan të ndjekin studimet në Francë. Këto bursa kanë ndihmuar shumë të rinj të realizojnë ëndrrat e tyre, duke i çuar në universitete prestigjioze dhe duke u dhënë mundësinë të eksplorojnë më tej botën e kulturës dhe shkencës franceze. Shumë prej tyre, pasi kanë përfunduar studimet, janë kthyer në Korçë dhe kanë kontribuar në zhvillimin e qytetit, duke sjellë me vete një frymë të re dhe inovative.
Për më tepër, Aleanca organizon rregullisht kurse të gjuhës frënge për të gjitha grupmoshat. Këto kurse nuk janë thjesht një mundësi për të mësuar një gjuhë të huaj, por një dritare drejt një bote më të madhe kulturore. Përmes tyre, qytetarët kanë mundësinë të përfshihen në aktivitete ndërkombëtare dhe të ndërtojnë ura komunikimi me kulturën franceze.
Këto iniciativa të Aleancës Franceze e bëjnë Korçën jo vetëm një qendër të frankofonisë në Shqipëri, por edhe një model të bashkëpunimit kulturor mes vendeve. Në çdo aktivitet të saj, ndihen gjurmët e një historie të gjatë miqësie mes Francës dhe Korçës, duke mbajtur gjallë titullin e merituar të qytetit si “Parisi i vogël”.