Policia e Korçës është vënë në lëvizje pas dy ngjarjeve të ndodhura në qytet. Nga njëra anë, forcat blu kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike, ndërsa nga ana tjetër, një shtetase filipinase është larguar nga puna dhe nuk është kthyer më në banesë, duke ngritur dyshime te punëdhënësit e saj.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, shtetasja J. B., 30 vjeçe, menaxhere e një subjekti privat, ka bërë kallëzim ditën e djeshme për largimin e M. N., 30 vjeçe, një punonjëse me shtetësi filipinase, e cila është zhdukur që prej datës 1 prill 2025. Aktualisht, policia po punon për gjetjen e saj.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë
Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja J. B., 30 vjeçe, banuese në Korçë (menaxhere e një subjekti) se më datë 01.04.2025, është larguar nga banesa, shtetasja filipinase M. N., 30 vjeçe (punonjëse në këtë subjekt). Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


