Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë

    Aktualitet April 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë

    A ju vjen keq që nuk keni grumbulluar pasuri? E pyet me sinqeritet gazetari Xhensil Shkëmbi. “Absolutisht jo, as nuk e kam shkuar ndërmend dhe as dua!” përgjigjet Kotmilo, duke na thënë se i pasur mund të jesh dhe me një shtëpi gati të rrënuar, me një divan të vjetër, me një bufe 16-mijëshe, me vaktet e ditës të dhuruara me dashuri, e sidomos, me vëmendjen dhe kënaqësinë për të folur me njerëzit, cilëtdo qofshin ata, vetëm në paçin dëshirën për dëgjim e bisedim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndryshe nga sa mund të duket për disa këto kohët e fundit, gazetaria është një nga profesionet më të bukura në botë. Ajo “merr përdore” lexuesin, shikuesin, dhe ka pushtetin ta çojë të shohë, të njohë, njerëz dhe ngjarje që përndryshe do të mbeteshin pa u mësuar dhe kuptuar ndonjëherë. Ashtu siç bëri gazetari i televizionit Euronews Albania nga Korça, Xhensil Shkembi, në reportazhin e tij dhe intervistën në shtëpinë e ish-kryebashkiakut të atij qyteti në vitet 1997-2000, Robert Kotmilo, i cili u nda nga jeta këto ditë në moshën 83 vjeçare.

    Përse ka një vlerë të paçmuar ai reportazh që cilido mund ta gjejë online (https://www.facebook.com/euronewsal/videos/1036322391744406):

    Së pari sepse solli para nesh një shqiptar të rrallë; të rrallë si ish-kryebashkiak dhe të rrallë si njeri, të rrallë si besimtar, të rrallë si qytetar; të aftë për të dëgjuar dhe të përkushtuar për të ndihmuar, por sidomos një dëshmi që në pushtet mund të qëndrosh i papërlyer dhe të qëndrosh plot sharm e dinjitet, tamam si shtëpia e vjetër korçare ku Kotmilo mbylli jetën e tij, tamam si Korça vetë, një nga qytetet më qytetare të Shqipërisë.

    Që nga fillimi i tij, reportazhi të çon në një botë që na përkiste dikur, por që e kemi shuar: Dera e vjetër prej druri me dorezën e hekurt për të trokitur, oborrin me pjergullën dhjetëravjeçare që bën hije në të, vetë gazetari që merr përdore ish-kryebashkiakun e moshuar dhe ngjisin shkallët e pragut të shtëpisë bashkë. Brenda, biblioteka, ajo e vjetra e ish kohës së diktaturës – 16 mijëshe apo 22 mijëshe siç e kishte gati çdo familje në qytet – librat në të: “Kushtetuta”, “NATO dhe Shqipëria”, kolana e veprave të Nolit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, kolana e veprave të Shekspirit të të njëjtës shtëpi botuese e cila nuk ekziston më, flasin shumë për Kotmilon-njeri.

    Ashtu siç flet divani i vjetër ku ulet dhe velenxat shumëngjyrëshe që mund të kenë moshën e tij, apo ikonat mbi oxhak. Flet mirënjohja që e ka karakterizuar ndërsa merr ushqimin e përditshëm nga një organizatë humanitare në qytet e në vend që të fshihet, siç do të mund të bënin shumë, e vlerëson si një fat, sepse në të vërtetë, një shoqëri e qytetëruar merr nën kujdes të moshuarit e saj.

    Po përtej objekteve, në intervistën e tij të fundit bërë në këtë reportazh, ish kryebashkiaku i qytetit të Korçës la disa mesazhe të vyera për ata shqiptarë që vendosin të marrin mbi supe përgjegjësi shtetërore: “Të braktisin çdo pasion për pasuri! T’u shërbejnë komunitetit”

    A ju vjen keq që nuk keni grumbulluar pasuri? E pyet me sinqeritet Xhensil Shkëmbi. “Absolutisht jo, as nuk e kam shkuar ndërmend dhe as dua!” përgjigjet Kotmilo, duke na thënë se i pasur mund të jesh dhe me një shtëpi gati të rrënuar, me një divan të vjetër, me një bufe 16-mijëshe, me vaktet e ditës të dhuruara me dashuri, e sidomos, me vëmendjen dhe kënaqësinë për të folur me njerëzit, cilëtdo qofshin ata, vetëm në paçin dëshirën për dëgjim e bisedim.

    Na e tregoi kështu gazetari largmin e Robert Kotmilos dhe raportoi se në funeralin e tij shkuan ortodoksë e myslimanë, të majtë e të djathtë, qytetarë e fshatarë. Shkuan të gjitha ata që ia dhanë titullin si: ndër më të pasurit e Shqipërisë!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas ish-kryetar bashkie Korçë kryesore Robert Kotmilo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.