Me ndryshimet klimatike të kohëve të fundit dhe reshjet e borës, bletarët duhet të tregojnë kujdes që të mbrojnë bletët. Kolonitë që janë përgatitur për t’u zgjeruar duhet të grumbullohen që të ruhet temperature dhe mos krijohet infeksion
SITUATA NË BLETË
Këshillohen bletërritësit që të grumbullojnë bletët në mënyrë që të mos shfaqen infeksione
Reshjet e borës dhe ulja e temperaturave ndikon edhe në sektorin e bletarisë. Në këtë periudhë, bletërristësit i kanë nxjerrë thuajse të gjithë bletët prej dimërimit ndërsa kanë nisur përgatitjet për t’i zgjeruar. Në kushtet e një moti të tillë, deri në përmirësim të tij dhe rritjen e temperaturavve, Kryetari i Shoqatës së Bletërritësve Kledian Kosturi, i këshillon ata që të bëjnë grumbullimin e bletës që ta ruajnë nga shfaqja e sëmundjeve.
KLEDIAN KOSTURI Kryetar i Shoqatës së Bletërritësve, Korçë
Qarku Korçë mbulon rreth 15 % të numrit total të familjeve të bletëve në të gjithë Shqipërinë,. Në të numërohen rreth 52 mijë familje bletësh dhe numrin më të lartë të bletërritësve e kanë bashkitë Korçë dhe Maliq.


