Pas 32 vitesh pune si peshkatar artizanal në liqenin e Pogradecit, peshkatari Taulant rrëfen me shqetësim ndikimin e ndalesave të fundit të vendosura nga Ministria e Bujqësisë.
Sipas tij, ndalimi i peshkimit, i vendosur pa konsultim me komunitetin e peshkatarëve, po sjell pasoja të rënda ekonomike për familjet që jetojnë prej këtij profesioni.
“Na lanë pa të ardhura, pa paralajmërim, pa asnjë mbështetje alternative,” – shprehet Taulanti, i cili nënvizon se ndalesat nuk po dëmtojnë vetëm peshkatarët, por edhe zinxhirin e bizneseve që varen nga ky sektor, përfshirë tregtarët dhe restorantet lokale.
Peshkatarët i kërkojnë Ministrisë së Bujqësisë një dialog të hapur dhe politika më të balancuara që të ruajnë burimet natyrore, por pa i goditur në mbijetesë familjet që jetojnë nga liqeni.


